LAJMI I FUNDIT:

Pato: Allegri është i mirë

Pato: Allegri është i mirë

Massimiliano Allegri është favoriti kryesor për të marrë postin drejtues në pankinën e Milanit, ndërsa për Alexandre Paton kjo ide duket të jetë e mirë.

“Allegri prodhoi dy sezone të mrekullueshme me Cagliarin. Më pëlqen puna e tij me lojtarë të rinj. Nuk duhet ta harrojmë as Leonardon dhe gjithashtu edhe Tassoti ka qenë shërbyes i mirë i klubit”, theksoi Pato.

Ronaldinho ka deklaruar ditë më parë se ai nuk e ka në plan ta shikojë Botërorin, por i këtij mendimi nuk është Pato.

“Ronaldinho nuk do ta shikojë Botërorin me sa dëgjova, por unë do ta bëj të kundërtën, do të përkrah kombëtaren”, përfundoi Pato. /Telegrafi/