LAJMI I FUNDIT:

Nadal fiton French Open

Nadal fiton French Open

Rafael Nadal ka shfaqur paraqitje fenomenale për ta mposhtur suedezin Robin Soderling 3-0 në sete (6-4, 6-2 dhe 6-4), me ç’rast Nadal fiton titullin e pestë të French Open në karrierën e tij dhe rimerr kreun në renditjen ATP.

24-vjeçari Nadal bëri ‘breakun’ vital në setin e parë, kur Soderling gabimisht e la një top duke menduar se ishte i gjatë e që u pasua nga dy ‘break pointa’ tjerë në setet vendimtare. Nadal thjesht ishte i shkëlqyer dhe me plot meritë iu hakmor suedezit për disfatën e vitit të kaluar.

Spanjolli, përpos faktit që e fitoi titullin e tij të pestë të French Open, ai e okupoi përsëri pozitën e parë në renditjen ATP, duke lënë prapa rivalin e përbetuar, Roger Federer. /Telegrafi/