LAJMI I FUNDIT:

Barca prish planet e Realit, interesohet për Di Marian

Barca prish planet e Realit, interesohet për Di Marian

Barcelona është e gatshme që të bëjë një ofertë befasuese për anësorin e Benficas, Angel Di Maria, për t’ia prishur kështu planet rivalit të përbetuar, Real Madrid.

Record dhe Sport.es njoftojnë se bosët nga Camp Nou po e mendojnë ofertën për anësorin argjentinas, në kohën kur Reali është fare pranë transferimit të tij. Hyrja e Barcelonës në këtë mes, ka për qëllim që të rrisë çmimin e Benficas për Realin, ndërsa Barcelona nga ana tjetër do përfitonte dhe do e transferonte atë.

Reali ka hasur në vështirësi për të transferuar Di Marian, për shkak se Benfica nuk dëshiron të dëgjojë për shumë më të vogla se 40 milionë euro. Barcelona nga ana tjetër nuk e ka problem këtë shumë, ndërsa thuhet se Messi ka bindur drejtuesit e kubit që t’ia prishin planet Realit. /Telegrafi/