LAJMI I FUNDIT:

Te City, Torres futbollisti më i paguar i planetit?

Te City, Torres futbollisti më i paguar i planetit?

Manchester City është gati të mposhtë Chelsean në luftën për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, duke ia ofruar këtij të fundit një kontratë që do ta bënte futbollistin më të paguar në botë.

ESPN njofton se Torres e ka refuzuar një herë Cityn, për të kaluar te Chelsea ku do të luante në Ligën e Kampionëve, edhe pse, sipas një burimi, City ishte gati t’i ofronte Torresit një kontratë të jashtëzakonshme, “më të madhen që është dhënë ndonjëherë për ndonjë futbollist”.

Nga ana tjetër, duket e parefuzueshme për sulmuesin spanjoll, një ofertë e Cityt prej 200.000 funtesh në javë, të drejtat nga reklamat dhe bonuest tjera. /Telegrafi/