LAJMI I FUNDIT:

Redknapp kërkon Huntelaar

Redknapp kërkon Huntelaar

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp thuhet të jetë i interesuar për sulmuesin e Milanit, Klaas Jan Huntelaar dhe mesfushorin e Evertonit, Steven Pienaar, si transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Me Robbie Keanen që është në largim drejt Aston Villas, Redknapp kërkon alternativë tjetër në sulm, e që sipas tij do të ishte Huntelaar. Holandezi mund të kalojë te Tottenhami nëse Luis Fabiano transferohet te Milani.

Nga ana tjetër, Pienaar ka edhe një vit kontratë me Evertonin dhe transferimi i tij do ishte më i lehtë, kur dihet se ai do të dëshironte të luante në skenën evropiane të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/