LAJMI I FUNDIT:

Maicon: Dua trofeun, jo futboll të bukur

Maicon: Dua trofeun, jo futboll të bukur

Mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Maicon, ka thënë se ai dëshiron të fitojë me çdo kusht Kampionatin Botëror edhe nëse kombëtarja e tij nuk e luan futbollin më të bukur të mundshëm.

Kombëtarja braziliane kohëve të fundit po merr kritika nga qarqet braziliane të futbollit për stilin e lojës, që është një lojë defensive me kundërsulme, e që nuk i përshtatet stilit brazilian.

“Unë dua të bëhem kampion, pa marrë parasysh nëse Brazili nuk luan futboll të bukur. Pa marrë parasysh se a do të luajmë me stil, apo do të luajmë lojë të keqe, gjëja më e rëndësishme është që të jemi në finalen e 11 korrikut”, deklaroi Maicon për The Telegraph. /Telegrafi/