LAJMI I FUNDIT:

Fabiano: I kënaqur nëse qëndroj te Sevilla

Fabiano: I kënaqur nëse qëndroj te Sevilla

Luis Fabiano ka thënë se ai do të dëshironte të qëndronte te Sevilla edhe pas Botërorit, Afrika e Jugut 2010, duke hedhur kështu në ujë spekulimet që thoshin se ai tashmë është lojtar i Milanit.

“Unë e di se ju jeni duke thënë se unë kam thënë që dua të shkoj te Milani ose Manchester Unitedi, por ato janë fjalë jashtë kontekstit”.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të ishte nder të luaja për ekipe si Manchester United apo Milan. Gjithashtu, kam thënë se do të isha i kënaqur të qëndroja te Sevilla”, deklaroi Fabiano për Sport. /Telegrafi/