LAJMI I FUNDIT:

Essien vazhdon kontratën

Essien vazhdon kontratën

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare që do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2015.

Një sezon më parë, 27-vjeçari ishte në formë të jashtëzakonshme, por në sezonin e fundit mungoi në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve që e përcollën atë, dëmtime që e mbajnë atë edhe jashtë Botërorit.

“Jam i kënaqur sepse klubi ka shfaqur besim dhe interesim të madh në mua. Mezi pres të rikthehem dhe të kënaqem me futbollin, ndërsa dua të fitoj trofe me klubin. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Mendoj se është një nga kontratat më të rëndësishme të jetës time”, deklaroi Essien në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/