LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Më pëlqen Mourinho, dua të luaj me Maiconin

Kaka: Më pëlqen Mourinho, dua të luaj me Maiconin

Kaka ka folur për sezonin e ardhshëm të Real Madridit, duke thënë se është i ngazëllyer kur e di se do të punojë me Jose Mourinhon dhe se do të dëshironte të luante me mbrojtësin e krahut të djathtë të Interit, Maicon.

“Jam i ngazëllyer kur e di se duhet të punoj me të, pasi që ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur me ardhjen e tij”, theksoi Kaka.

Spekulimet e fundit thonë se Maicon është njëri nga lojtarët që do të bëhet madrilen pas Botërorit, me vetë lojtarin që ka thënë se dëshiron të luajë për Realin, ndërsa Kaka mirëpret kolegun nga kombëtarja.

“Nuk dua të shprehem se kë duhet të transferojë Real Madridi, kjo është në duart e klubit dhe presidentit. Sidoqoftë, ekipi që e transferon Maiconin do të ketë sukses. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe nëse ai vjen në Madrid, unë do të isha shumë i kënaqur”, deklaroi Kaka për Marca. /Telegrafi/