LAJMI I FUNDIT:

Tevez: I humba rastet te Argjentina

Tevez: I humba rastet te Argjentina

Sulmuesi i Argjentinës, Carlos Tevez, ka pranuar formën e tij të dobët në fanellën e kombëtares, si shkak kryesor për mospërfshirjen e tij në njëmbëdhjetëshin startues të Maradonas.

Tevez shënoi vetëm një gol gjatë kualifikimeve për Argjentinën, duke lënë të kalohet nga Lionel Messi dhe Sergio Aguero, ndërsa forma e mirë e Gonzalo Higuainit me Real Madridin e bëjnë Tevezin opsion rezervë.

“Unë e di se nuk do të jem në formacionin startues. Unë pata rastet e mia me Argjentinën por nuk i shfrytëzova ato, kështu që tani do të duhet të luftoj shumë. Unë dua të luaj në ekipin e parë në ndeshjen ndaj Nigerisë, por Messi dhe Higuain janë në formë të mirë. Ne i kemi sulmuesit më të mirë në botë, por këtë duhet ta tregojmë në Botëror. Ne duhet të shënojmë së paku 15 gola”, deklaroi Tevez për The Sun. /Telegrafi/