LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Milani gati të luftojë për tituj

Ronaldinho: Milani gati të luftojë për tituj

Asi i Milanit, Ronaldinho, ka filluar të tingëllojë më optimist para fillimit të sezonit të ri, duke thënë se Milani është gati të fillojë fitimin e trofeve.

“Tani do të shkojmë në pushime dhe më pas do të rifillojmë përgatitjet tona për sezonin e ri, në mënyrë që të përballemi me atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi dhe jemi të vetëdijshëm për gabimet që i bëmë sezonin e kaluar. Por, ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar dhe të fillojmë të fitojmë tituj”, ka thënë Dinho për Milan Channel. /Telegrafi/