LAJMI I FUNDIT:

Barca kthehet kah Bale

Barca kthehet kah Bale

Barcelona është vënë në kërkim të mbrojtësit të majtë të Tottenhamit, Gareth Bale.

Sipas El Mundo Deportivo, përpos Cesc Fabregasit, Barcelona ka vënë syrin në transferimin e lojtarëve defensivë, duke përfshirë Gael Clichyn e Arsenalit ose Gareth Balen e Tottenhamit.

Kampioni i Spanjës besohet të jetë në treg për një mbrojtës të krahut të majtë, për shkak të dyshimeve në formën e Eric Abidal dhe kolegut të tij Maxwell. Thuhet se Barcelona është duke e vështruar edhe mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Gregory van der Wiel, që po kërkohet nga një numër skuadrash nga Liga Premier. /Telegrafi/