LAJMI I FUNDIT:

Benitez (s’)transferohet te Interi

Benitez (s’)transferohet te Interi

Se çështja Benitez është jashtëzakonisht e ndërlikuar, e tregon fakti që dy prej gazetave më të mëdha sportive italiane, La Gazzeta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, japin teori diametralisht të kundërta për mundësinë që tekniku spanjoll t’i bashkohet Interit.

Pasi u largua edhe zyrtarisht nga Liverpooli, Rafa Benitez po spekulohet se është tashmë trajner i ri i Interit. Megjithatë, sipas La Gazzeta dello Sport, Benitez nuk është më në listën e Morattit, ndërsa favoriti për pankinën e Interit është Guus Hiddink, kurse opsioni rezervë mbetet Manuel Pellegrini.

Nga ana tjetër, një raport të kundërt me atë të La Gazzetas, e jep Il Corriere dello Sport, që përveç se e quan tanimë Benitezin trajner të Interit, pohon se spanjolli do të sjellë në Meazza edhe Javier Mascheranon për 30 milionë euro dhe Dirk Kuyt për 15 milionë euro. /Telegrafi/