LAJMI I FUNDIT:

Palermo afër nënshkrimit me Maccarone

Palermo afër nënshkrimit me Maccarone

Agjenti i sulmuesit të Sienas, Massimo Maccarone, ka zbuluar se klienti i tij është shumë afër kalimit në Palermo.

Palermo është në resht të parë për të nënshkruar me të, por Sampdoria po ashtu është duke e përcjellë situatën.

“Maccarone ende pret përgjigje nga Siena. Por ndërkohë mund të them se Siena po ashtu ka filluar bisedimet me Palermo për të parë nëse mund të bëjnë diçka”.

“Siç i thash Massimo, është e kotë të presësh gjatë një ekip që mund kurrë të mos dërgojë ofertë. Në këtë aspekt, besoj se ai mund të shkojë në Palermo, synimi është atje. Mendoj se nuk do të ketë probleme”, ka thënë Paolo Fabbri. /Telegrafi/