LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mihajlovic trajner i ri i Fiorentinës

Zyrtare: Mihajlovic trajner i ri i Fiorentinës

Fiorentina edhe zyrtarisht ka pohuar se Sinisa Mihajkovic sot do të prezantohet si trajneri i ri i ekipit.

Viola së fundi prishi marrëveshjen me Cesare Prandellin, i cili do të jetë përzgjedhësi i ri i kombëtares së Italisë pas përfundimit të Kupës Botërore, ndërsa mbrëmë pohoi se Mihajlovic do të jetë trajner i ri.

Ish-lojtari i Interit sot në ora 12 ‘do të prezantohet para mediave në një konferencë shtypi në stadiumin Artemio Franki’.

Trajneri serb ka qenë i lirë pasi prishi marrëveshjen me Catanian, të cilës i siguroi qëndrimin në Serie A. /Telegrafi/