LAJMI I FUNDIT:

Reina i dëshpëruar pas largimit të Benitez

Reina i dëshpëruar pas largimit të Benitez

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është i dëshpëruar që e sheh menaxherin Rafa Benitez të largohet nga Redsat.

Reina ka shpenzuar pesë vitet e fundit nën ‘kontrollin’ e Benitez në Liverpool dhe mendon se ky është një moment i vështirë edhe për klubin.

“Është një moment dëshpërues për Liverpoolin, për Rafa Benitez, dhe për lojtarët të cilët kanë qenë me të. Ai ka qenë një person shumë i rëndësishëm për klubin në gjashtë vitet e kaluara. Liverpooli është rritur me të dhe Rafa po ashtu është rritur falë Liverpoolit”, ka thënë Reina, i cili qëndroi në portën e Spanjës në fitoren miqësore prej 1-0 ndaj Koresë së Jugut. /Telegrafi/