LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e fortë për Bosnjën

Gjermania e fortë për Bosnjën

Gjermanët është dashur të kthehen nga dizavantazhi prej 1-0 për ta fituar takimin miqësor ndaj Bosnjës me rezultat 3-1, në përgatitje për Botërorin, Afrika e Jugut 2010.

Gjermanët luajtën më mirë, por të parët në epërsi kaluan boshnjakët me anë të golit të sulmuesit më të kërkuar në Evropë, Edin Dzeko (15’).

Në pjesën e dytë, gjermanët u kthyen fuqishëm me anë të kapitenit Philipp Lahm që barazoi rezultatin (50’). Për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Bastian Schweinsteiger, që shënoi dy herë nga pika e bardhë (73’ dhe 77).

Kjo fitore shton besimin e gjermanëve para Botërorit dhe padyshim se ‘pancerët’ do të jenë njëra nga ato kombëtare që mund të kenë fjalën e fundit në këtë garë, për shkak të traditës dhe shpirtit luftarak edhe pse nuk është skuadra më e mirë e mundshme. /Telegrafi/