LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: E lehtë të transferohet Cesc

Bartomeu: E lehtë të transferohet Cesc

Kandidati për zëvendëspresident të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka hedhur ‘zjarr në benzinë’ me pohimet e tij se Cesc Fabregas mund të transferohet shumë lehtë, duke përbuzur kështu Arsenalin.

Bartomeu që do të jetë përkrahës i Sandro Rosell në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, ka bërë këto komente përkundër faktit se Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 29 milionë funtesh për kapitenin.

“Një lojtar që u prodhua në akademinë tonë, që ka thënë publikisht që dëshiron të vijë te Barcelona, që ia ka thënë këtë trajnerit të tij dhe që mund të llogarisë në mbështetjen e Guardiolas, duket të jetë aq i lehtë për t’u transferuar, për këdo që do hyjë në bisedime, që të gjejë veten dhe të arrijë marrëveshjen”.

“Të gjithë lojtarët kanë një çmim, por ne nuk mund vlerësojmë cili është çmimi i Cesc Fabregasit, sepse ne mund të ndërhyjmë në një marrëveshje që është duke u menduar aktualisht. Çmimi i lojtarit është në lidhje të drejtpërdrejtë me vitet e mbetura në kontratë, por në këtë rast, era po fryn në favor tonin”, deklaroi Bartomeu. /Telegrafi/