LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Dua më shumë tituj

Sneijder: Dua më shumë tituj

Mesfushori kreativ holandez, Wesley Sneijder, ka deklaruar se ai është i uritur për më shumë tituj, pas suksesit me skuadrën e tij Inter sezonin e fundit, ndërsa është në përgatitje të Botërorit me kombëtaren e Holandës.

“T’u them të drejtën, nuk jam i lodhur, sezoni i suksesshëm prapa meje më jep energji të re. Është vërtet kënaqësi të marr me vete tre tituj në kombëtaren holandeze, ndërsa jam i uritur për më shumë. Në Euro 2008 ne treguam se jemi në gjendje ta fitojmë titullin. Ne u eliminuam shumë pa lidhje. Nuk duhet të ndodhë përsëri. Ne kemi mësuar nga gabimet”.

“Ne tashmë i kemi treguar botës se jemi në gjendje ta fitojmë titullin. Holanda mund të mposhtë secilin ekip. Ne duhet të sigurohemi që të mos befasohemi përsëri. Ne nuk mund të lejojmë të shpërqendrohemi”, deklaroi Sneijder. /Telegrafi/