LAJMI I FUNDIT:

Chiellini i ofrohet Realit dhe Cityt

Chiellini i ofrohet Realit dhe Cityt

Juventusi është i gatshëm ta shesë qendërmbrojtësin, Giorgio Chiellini, te Real Madridi ose Manchester City, të cilët janë duke garuar kokë më kokë për firmën e italianit.

Tuttosport shkruan se Chiellini është më pak se i kënaqur me pagën e tij prej 2 milionë eurosh për sezon, përderisa superyjet tjerë fitojnë më shumë.

Ai po pret që të negociojë me klubin, por interesimi i Real Madridit dhe Cityt mund ta bindë klubin për ta shitur atë. /Telegrafi/