LAJMI I FUNDIT:

Ranieri: Jemi forcuar me Adrianon

Ranieri: Jemi forcuar me Adrianon

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka lëvduar transferimin e sulmuesit të Flamengos, Adriano, duke thënë se Roma do të jetë larg më e fortë me ‘perandorin’ brazilian.

“Unë pres një Romë më të fortë, sepse kemi pasur një sezon të përkryer. Ne e dimë se ku duhet të intervenojmë dhe ne do të tentojmë t’i akomodojmë ata të cilët duan të largohen. Sa për Adrianon, jam i lumtur për transferimin e tij. Roma mund t’i ndihmojë atij të ringjallet”.

“Unë nuk do të shëtitem vërdallë natën me gramafon, duke thirrur lojtarët e mi të kthehen nga kafenetë. Adriano është 28-vjeçar dhe ai mund të menaxhojë stilin e tij të jetës. Unë jam bosi në fushë, pas ndeshjes, lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”, deklaroi Ranieri. /Telegrafi/