LAJMI I FUNDIT:

Guardiola kërkon Robben?

Guardiola kërkon Robben?

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, raportohet se është cak i ri i Barcelonës.

Ish-mesfushori i Real Madridit vlerësohet lartë nga trajneri Pep Guardiola, siç shkruan El Mundo Deportivo, dhe spanjolli dëshiron ta sjellë atë përsëri në Spanjë.

Bayerni ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për Robben, por kjo shumë nuk largon interesimin e Guardiolas.

Trajneri i Barcelonës i ka thënë bordit se Robben është lojtari i radhës të cilin ai e dëshiron, pasi ata transferuan ish-sulmuesin e Valencias, David Villa, për 34 milionë euro. /Telegrafi/