LAJMI I FUNDIT:

Villa: Nuk më intereson pozita ku do luaj

Villa: Nuk më intereson pozita ku do luaj

Sulmuesi i Spanjës, David Villa, ka pranuar se atij nuk i intereson në cilën pozitë do të luajë gjatë Botërorit, Afrika e Jugut 2010.

“Gjëja më e rëndësishme është të luaj. Nëse luaj i vetmuar në sulm, atëherë do të luaj në qendër. Por, nëse është edhe një sulmues tjetër, nuk do të mendoj dy herë për t’u shndërruar në anësor”, është shprehur sulmuesi i Barcelonës.

Me Fernando Torresin që pritet të rikuperohet në kohë për Kampionatin Botëror, duket se Villa do të duhet t’ia përshtatë pozitën sulmuesit të Liverpoolit. /Telegrafi/