LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i kërkon Benitezit të largohet

Liverpooli i kërkon Benitezit të largohet

Liverpooli dëshiron që ta largojë sa më parë nga skuadra trajnerin spanjoll Rafa Benitez, në mënyrë që të shmangë largimet e superyjeve gjatë kësaj vere, njofton The Times.

Liverpooli ka marrë vendim që t’ia ofrojë Benitezit një marrëveshje prej 3 milionë funtesh, vetëm e vetëm që tekniku spanjoll të largohet nga Anfield. Benitezi ka kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin e vlefshme 16 milionë funte, shumë që nuk mund të mbulohet nga zyrtarët e The Reds, për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara prej rreth 350 milionë funtesh.

Benitez pritet ta pranojë këtë ofertë, pasi që edhe vet ka dhënë shenja se është i pakënaqur me mënyrën se si menaxhohet klubi. Liverpooli ka një buxhet prej 15 milionë funtesh për të shfrytëzuar në afatin e sivjetmë kalimtar, duke përfshirë dhe të hollat e shitjes së futbollistëve të panevojshëm. /Telegrafi/