LAJMI I FUNDIT:

Edhe James kritikon topin e Botërorit

Edhe James kritikon topin e Botërorit

Radha e portierëve kritikues të topit “Jabulani”, po bëhet gjithnjë e më e gjatë, me portierin e kombëtares angleze, David James, që parashikon eurogola gjatë Botërorit.

“Padyshim se do të ketë gola të shënuar në këtë kampionat, që në kampionatet e kaluara me topat tjerë nuk do të mund të shënoheshin. Ky top do të lejojë gola të veçantë, por do t’i lë pa opsion shumë portierë”.

“Topi është i papërshtatshëm. Është i tmerrshëm, por është i tmerrshëm për të gjithë. Është mjaft e paparashikueshme trajektorja e topit në fluturim. Shpeshherë topi shkon ashtu siç mendojmë, por shpeshherë jashtë mendimit tonë, kështu që duhet të përshtatemi”, tha James. /Telegrafi/