LAJMI I FUNDIT:

Reina: Shpresoj se Gerrard nuk do shkojë te Reali

Reina: Shpresoj se Gerrard nuk do shkojë te Reali

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka komentuar për spekulimet e fundit që e lidhin kapitenin e The Reds, Steven Gerrard, me Real Madridin.

“Shpresoj se Gerrard nuk e mbështet Real Madridin dhe se ai do të qëndrojë edhe më gjatë te Liverpooli, shumë më gjatë. Shpresoj se ai do të jetë me ne deri në fund të karrierës së tij”.

“Unë e di pse Reali është i interesuar për të dhe Jose Mourinho e njeh atë shumë mirë. Ai është një futbollist që mund të luajë në çdo klub të botës. Ai është në elitën, ndër dhjetë lojtarët më të mirë në botë, ai është shumë i kompletuar. Shpresoj se Reali nuk do ta transferojë atë”, deklaroi Reina në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/