LAJMI I FUNDIT:

Boriello fton Balotellin te Milani

Boriello fton Balotellin te Milani

Sulmuesi i Milanit, Marco Boriello, e ka ftuar sulmuesin e Interit, Mario Balotelli që t’i bashkohet rivalit të qytetit, duke i thënë sulmuesit të ri se ai do të mirëpritej në Milanello.

Balotelli ka pasur telashe me tifozët zikaltër në të kaluarën, pasi që ai ofendoi ata duke veshur në një emision fanellën e Milanit, ndërsa e hodhi atë të Interit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

“Unë mund t’i kuptoj tifozët, por gjithashtu e kuptoj edhe Balotellin. Çfarë bëri ndaj Barcelonës nuk ishte e mirë, por ju mund të kuptoni këtë kur gazetat dhe bashkëlojtarët janë kundër jush”.

“Ne do të mirëprisnim atë krahëhapur te Milani. Ne jemi një klub i fortë, ndërsa ai do të gjente bashkëlojtarë të cilët janë të gatshëm ta ndihmojnë, e jo ta godasin në prapanicë”, ka thënë Boriello për revistën GQ. /Telegrafi/