Arsenali duket se nuk e ka ndërmend ta shesë kapitenin Cesc Fabregas te Barcelona, pasi që Topçinjtë kanë refuzuar ofertën e Barcelonës, e që besohet të jetë prej rreth 30 milionë funtesh.
Ekipi anglez e vlerëson Fabregasin për 80 milionë funte, ndërsa me refuzimin e ofertës, Arsenali dëshiron ta detyrojë mesfushorin të qëndrojë deri në fund të skadimit të kontratës.
“Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është nën kontratë me klubin deri në vitin 2015. Ai është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të ekipit dhe është pjesë e planeve të së ardhmes. Ne i kemi ndjekur spekulimet e fundit që e lidhnin Cesc Fabregasin me një kalim, por me që nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga klubi në fjalë, atëherë ne kemi refuzuar të komentojmë”.
“Sidoqoftë, dje (e martë) në mbrëmje kemi marrë një ofertë nga Barcelona për Fabregasin dhe si përgjigje, ne menjëherë në mënyrë të prerë ua kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë ta shesim kapitenin tonë. Të jemi më të qartë, ne nuk do bëjmë ndonjë kundërpropozim apo të hyjmë në bisedime. Barcelona ka thënë publikisht se do të respektojë pozitën tonë dhe ne presim që ata të mbajnë fjalën”, thotë një komunikatë e lëshuar në faqen zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGeorg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-lojtari i Lazios tani është i pastrehë dhe ka nevojë për ndihmë
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Mesfushori suspendohet përjetë për trukim ndeshjesh
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet