LAJMI I FUNDIT:

Ferrara: Zaccheroni i bëri lojtarët ‘gomarë’

Ferrara: Zaccheroni i bëri lojtarët ‘gomarë’

Ish-trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka hedhur poshtë pohimet se ai e ka futur Juventusin në krizë, duke thënë se ekipi luajti më keq nën Alberto Zaccheronin.

“Unë vërtet jam ndjerë i ofenduar pak ditë pas shkarkimit, për arsye se dëgjova lojtarët të thoshin se ata stërviteshin më mirë nën Zaccheronin. Pasuesi im ishte i përgatitur, por lojtarët kanë arritur një mesatare totale të pikëve si gomarë”.

“Unë them se jam dorëzuar pas një starti të mirë, sepse mendova që periudhën e vështirë e kemi lënë prapa. Pos kësaj, gjithë ato lëvdatat e marra, u shndërruan në gjëra negative. Të stërvitësh ish-bashkëlojtarët, ishte gjithashtu një gjë e keqe”, deklaroi Ferrara për La Gazzeta dello Sport. /Telegrafi/