LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të bëjë ofertë për Juan Mata

Barcelona do të bëjë ofertë për Juan Mata

Barcelona është duke përgatitur ofertë për anësorin e Valencias, Juan Mata.

Sipas mediave spanjolle, pasi ka nënshkruar për 34 milionë funte me David Villa, Barca do të rikthehet në Valencia me një ofertë tjetër, kësaj here për anësorin Mata.

Ish-mesfushori i Real Madridit është favorit i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili e sheh atë si një zëvendësim natyral të Thierry Henry.

Barcelona kishte shprehur interesimin për Mata gjatë negociatave me Valencia për të nënshkruar me Villa. /Telegrafi/