LAJMI I FUNDIT:

Toni e ka pritur përjashtimin nga kombëtarja

Toni e ka pritur përjashtimin nga kombëtarja

Sulmuesi i Bayern Munich, Luca Toni, thotë se ai është i zhgënjyer që nuk ka arritur të jetë pjesë e ekipit kombëtar që do të udhëtojë në Kupën Botërore.

Sulmuesi rrallë luajti në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni në Bayern Munich, edhe pse për pak sa nuk ndihmoi Romën të fitojë skudeton pasi iu bashkua nënkampionit të Serie A në muajin janar.

“Jam i dëshpëruar, dhe do të më mungojnë bashkëlojtarët e mi dhe kjo ngjarje. Kam besuar, por të jem i sinqertë, edhe nuk jam shumë i befasuar”, ka thënë Toni. /Telegrafi/