LAJMI I FUNDIT:

Simplicio i ngazëllyer me kalimin në Roma

Simplicio i ngazëllyer me kalimin në Roma

Ish-mesfushori i Palermos, Fabio Simplicio, ka nënshkruar me Romën, ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti italian.

Në një deklaratë të lëshuar, Roma ka konfirmuar se Fabio Simplicio ka nënshkruar kontratë trevjeçare të vlefshme 1.1 milionë euro në sezon.

31-vjeçari, produkt i Sao Paolo, për herë të parë erdhi në Itali në vitin 2004 kur u angazhua me Parmën, ndërsa më pas në vitin 2006 u transferua te Palermo.

“Jam i lumtur që kam pranuar ftesë nga Roma dhe po shoh përpara të përjetuar atë që më pret”, ka thënë Simplicio. /Telegrafi/