LAJMI I FUNDIT:

Bent i zhgënjyer pas largimit nga Botërori

Bent i zhgënjyer pas largimit nga Botërori

Sulmuesi i Sunderlandit, Darren Bent, thotë se ai është i zhgënjyer që është lënë anash nga ekipi kombëtar për Kupën Botërore.

Bent, i cili ishte pjesë e përzgjedhjes së parë prej 30 lojtarëve, dje nuk u përfshi në 23 lojtarët që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut.

“Ndjehem vërtet i zhgënjyer. Gjithmonë i kam thënë vetes – nëse luan mirë dhe jep më të mirën për Sunderlandin, atëherë ka shanse që të mund të shkosh në turneun më të mirë në botë. Por si duket në këtë rast kjo nuk ka funksionuar”, ka thënë Bent. /Telegrafi/