LAJMI I FUNDIT:

Holanda deklason Ganën

Holanda deklason Ganën

Holanda ka ‘shkelur’ Ganën në miqësoren përgatitore para Botërorit, Afrika e Jugut 2010, me rezultat të thellë 4-1.

Rezultatin e zhbllokoi Dirk Kuyt pas gjysmë ore lojë (30’), ndërsa më pas holandezët është dashur të presin deri në minutën e 72-të për të filluar festivali i golave kur Van der Vaart shënoi për rezultatin 2-0, kurse tetë minuta më vonë Asamoah Gyan shënoi golin e nderit për Ganezët.

Ishin Wesley Sneijder (81’) dhe Robin Van Persie nga penaltia (87’), ata që i dhanë vulën takimit që përfundoi me rezultat 4-1.

Holanda me këtë fitore dëshmon se është tej mase e rrezikshme në fazën ofensive dhe stabile në mbrojtje, duke u dhënë sinjal të qartë ‘armiqve’ për atë që i pret në Botëror. /Telegrafi/