LAJMI I FUNDIT:

Chamakh: Me Wengerin do të përmirësohem

Chamakh: Me Wengerin do të përmirësohem

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Marouane Chamakh, është plot besim se ai mund të shndërrohet në një sulmues klasi nën drejtimin e Arsene Wengerit.

“Unë kam ende hapësirë për t’u përmirësuar. Unë ende nuk i kam shfaqur cilësitë e mia të nevojshme për të përparuar në një kampionat tjetër”.

“Kur një menaxher si Arsene Wenger të përcjell, atëherë kjo të jep motivim për t’u përmirësuar”, tha Chamakh për The Mirror.

Chamakh ka shënuar 55 gola në 227 paraqitje në Ligue 1 të Francës. /Telegrafi/