LAJMI I FUNDIT:

Gill: United do të dështonte nën Red Knights

Gill: United do të dështonte nën Red Knights

Drejtori i Manchester Untiedit, David Gill, ka ritheksuar se klubi do të dështonte nëse do t’i shitej një konsorciumi të llojit të Red Knights.

Gill ka thënë më parë se shitja e klubit te grupi Red Knights, që përbëhet nga milionerë që janë tifozë të United, nuk do të ishte ide e mirë, duke thënë se njerëzit në krye do të krijonin konfuzion.

“Ne jemi këtu me Sir Alex Fergusonin në përgatitje të ekipit për sezonin e ardhshëm, ndërsa shpresojmë të kemi skuadrën që do të luftojë për titujt kyç. Përvoja ime prej 13 vitesh në klub dhe përfshirja në biznese tjera më parë, thotë se të kemi një grup të madh të drejtuesve nuk do të ishte e mirë për klubin”, deklaroi Gill për Sky Sports. /Telegrafi/