LAJMI I FUNDIT:

Perez nderon Raulin

Perez nderon Raulin

Siç njofton AS, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka nderuar me fjalët më të mira kapitenin legjendar të Realit, Raul Gonzalez, në prezantimin e librit biografik të këtij të fundit, të titulluar “Triumfi i vlerave”.

“Rauli do të më kujtojë gjithnjë Di Stefanon, për arsye se është shembull edhe si futbollist, por edhe si njeri. Ai përfaqëson vlerat e besnikërisë dhe etikës profesionale. Ai ka dhënë gjithçka për këtë klub si në fushë ashtu dhe jashtë saj, duke e bërë fanellën e Real Madridit të mrekulluar. Rauli frymon futboll. Klubi kërkon dhe duhet të kërkojë më shumë nga njerëzit e tillë, pasi që Raulit i pëlqejnë sfidat, të cilat dëshiron t’i marrë mbi vete. Rauli është Real Madridi. Faleminderit për gjithë këto vite të kaluara këtu”, deklaroi Perez.

Kjo deklaratë e Perez shton spekulimet për një largim të mundshëm të Raulit nga Bernabeu. Thuhet se në takimin e zhvilluar të hënën, mes Raulit dhe trajnerit të ri, Mourinhos, ky i fundit mësohet t’i ketë ofruar kapitenit legjendar një post drejtuesi moral në stol, por ende nuk dihet nëse ai do të ketë vend në formacionin e portugezit. /Telegrafi/