LAJMI I FUNDIT:

Arshavin: Nuk kam si ta mbaj mend sezonin e kaluar

Arshavin: Nuk kam si ta mbaj mend sezonin e kaluar

Andrei Arshavin ka shprehur shqetësimin për sezonin e kaluar të Arsenalit të cilin e ka quajtur ‘të mjerë’.

Topçinjtë kaluan edhe një sezon pa trofe të fituar dhe përfunduan në pozitën e tretë në Ligën Premier prapa Chelseat dhe Manchester United, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuam në çerekfinale.

“Nuk ka pasur diçka të veçantë në sezonin e kaluar në të cilën gjë do të mund të kujtohem. Sezoni ishte normal, madje do ta quaja edhe të mjerë”, ka thënë Arshavin.

Arshavin po ashtu ka shprehur lakminë për bashkë-kombasin e tij Yuri Zhirkov, i cili fitoi Ligën Premier me Chelsean. /Telegrafi/