LAJMI I FUNDIT:

Pepe: Ronaldo të shkëlqejë në Botëror

Pepe: Ronaldo të shkëlqejë në Botëror

Mbrojtësi i kombëtares së Portugalisë, Pepe, është i ngazëllyer pasi kuptoi se është i gatshëm për Botërorin e këtij viti dhe shpreson se lojtari që do të shkëlqejë këtë Botëror do të jetë bashkë-lojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

“Unë ndjehem mirë. Ekipi i mjekëve të Real Madridit e di se sa i rëndësishëm është rikuperimi psikologjik për një futbollist, si mjekët ashtu dhe unë pajtohemi me këtë mendim”.

“Portugalia është në formë të mirë, ndërsa ne jemi duke punuar shumë. Ne jemi të gatshëm dhe kemi atë që na duhet për të luftuar për titullin e Botërorit. Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari që duhet vëzhguar. Ai pati një përfundim të fuqishëm në La Liga dhe e ndihmoi shumë Real Madridin. Nëse e mban formën, ai do të jetë lojtar vendimtar në Afrikën e Jugut”, deklaroi Pepe. /Telegrafi/