LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Nuk do të mashtrohemi nga Arsenali

Laporta: Nuk do të mashtrohemi nga Arsenali

Pasi transferoi David Villan nga Valencia, Joan Laporta nuk tregon shenja se do të ndalet në tregun e transferimeve, pasi që e dëshiron Cesc Fabregasin e Arsenalit.

Megjithatë Laporta duket të ketë hasur në arrë të fortë kësaj here me Arsenalin që kërkon hiç më pak se 40 milionë funte.

“Ne kurrë nuk kemi paguar mbi çmimin e tregut për një futbollist. Po, Cesc është një lojtar në të cilin jemi të interesuar dhe Arsenali këtë e di mjaft mirë, ne duhet të vijmë deri te çmimi i tregut. Ne do të bëjmë gjithçka që ai të vijë, por duhet të jetë një çmim logjik”.

“Ne nuk do të paguajmë jashtë parashikimeve, por ne do të bëjmë një ofertë të veçantë për të sepse ai e ka bërë të qartë pozicionin e tij, duke thënë se dëshiron të vijë. Ky është një gjest që na pëlqen dhe të cilit duhet t’i përgjigjemi”, tha Laporta për Goal.com. /Telegrafi/