LAJMI I FUNDIT:

Prandelli konfirmohet si trajner i ardhshëm i Italisë

Prandelli konfirmohet si trajner i ardhshëm i Italisë

Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gianluca Abete, ka konfirmuar se trajneri i Firoentinës, Cesare Prandelli, do të jetë përzgjedhësi i ardhshëm i kombëtares italiane.

Prandelli do të largohet nga Viola për të marrë nën drejtim kombëtaren azure menjëherë pas përfundimit të Kupës Botërore.

“Ne do ta respektojmë zotimin që kemi bërë dhe do ta nominojmë taktikun e ri para 8 qershorit, në fakt disa ditë më herët”.

“Prandelli sapo është rikthyer nga turneu në Kanada me klubin, andaj nuk e di se kur do të takohemi, por përshëndetja e tij me fansat dhe komentet që vijnë nga Fiorentina e kanë shtruar themelin”, ka thënë Abete për Sky Italia. /Telegrafi/