LAJMI I FUNDIT:

Milito nuk largohet nga Interi

Milito nuk largohet nga Interi

Agjenti i sulmuesit të Interit, Diego Milito, ka thënë se klienti i tij do të qëndrojë te Interi dhe do ta respektojë kontratën trevjeçare, një javë pasi ishte vetë sulmuesi ai që pohoi të ketë pranuar një numër ofertash të rëndësishme.

“A do të qëndrojë Milito 100 % te Interi? Ai ka kontratë edhe për tri vite të ardhshme dhe nëse Interi nuk i shqyrton ofertat, atëherë ai do të qëndrojë”.

“Ne kemi biseduar për këto gjëra me të dhe me klubin. Muajin e kaluar bisedova me Interin për të ardhmen e tij, por ne do të bisedojmë ende në javët në vazhdim”, deklaroi Fernando Hidalgo për Sky Sport Italia. /Telegrafi/