LAJMI I FUNDIT:

Henry kërkon të lirohet nga obligimet te Barca

Henry kërkon të lirohet nga obligimet te Barca

Duke e ditur se e ardhmja e tij qëndron larg Barcelonës, sulmuesi francez Thierry Henry, pritet që në ditët në vijim të kërkojë nga klubi të jetë transfer i lirë, për të kaluar te destiancioni i spekuluar, New York Red Bulls.

Ish-lojtari i Arsenalit që aktualisht po stërvitet me kombëtaren franceze për Kampionatin Botëror, nuk ka thënë diçka zyrtare për planet e tij për t’u larguar nga Camp Nou, por raporti i AS duket të jetë më shumë se i besueshëm.

Henry ka kaluar tre vite tejet të komplikuara në radhët e Barcelonës, duke dështuar në momente të caktuara, për shkak të lëndimeve, ndërsa sezonin e fundit Pedro ia zuri vendin në formacionin startues. /Telegrafi/