LAJMI I FUNDIT:

Adabayor lidhet me Milanin, agjenti mohon spekulimet

Adabayor lidhet me Milanin, agjenti mohon spekulimet

Emmanuel Adebayor duket se nuk do të largohet nga Manchester City për të shkuar te Milani, pasi që agjenti i tij Stephane Courbis mohoi të gjitha spekulimet që thoshin se togolezi është në rrugë për në San Siro.

Il Corriere dello Sport raportoi për një interesim të shtuar të Milanit për ish-sulmuesin e Arsenalit, duke qenë se Berlusconi është admirues i togolezit.

“Nuk di asgjë rreth kësaj. Milani nuk më ka kontaktuar, e as Manchester City. A është Adebayor i pakënaqur te City? Nuk kam se çfarë të them rreth kësaj”, deklaroi Courbis për Calciomercato. /Telegrafi/