LAJMI I FUNDIT:

Messi: Anglia, Spanja dhe Brazili janë më të mirët

Messi: Anglia, Spanja dhe Brazili janë më të mirët

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi beson se kombëtarja e Anglisë është në mesin e favoritëve kryesorë për të fituar Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.

Spanja dhe Brazili janë favoritët kryesor të turneut sipas shumicës së fansave të këtij sporti, por 22-vjeçari argjentinas e vendos edhe ekipin e Fabio Capello në të njëjtën kategori.

“Mendoj se për momentin, ekipet më të fuqishme në Kupën Botërore janë Spanja, Anglia dhe Brazili. Ata janë rivalë shumë të vështirë”.

“Shpresoj se do të jetë Kupa Botërore e imja, Kupa Botërore e Argjentinës dhe ne do të dalim në fushë duke vrapuar dhe luajtur për të arritur pritet e njerëzve dhe të fitojmë Kupën Botërore”, ka thënë Messi. /Telegrafi/