LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Nuk do ta shes Milanin

Berlusconi: Nuk do ta shes Milanin

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, edhe një herë ka mohuar në mënyrë kategorike se synon ta shesë klubin italian.

Kryeministri italian thotë se ai është i lodhur duke lexuar shkrime nëpër gazeta për shitjen e Milanit.

“Nëse do ta shes Milanin? Nuk e kuptoj këtë pyetje, unë e kam shkruar historinë e këtij klubi. Unë e kam udhëhequr Milanin deri te fitimi i më shumë trofeve se Real Madridi. Milani është një ekip i cili ka fituar më së shumti trofe në historinë e futbollit dhe unë jam presidenti më i suksesshëm”, ka thënë Berlusconi për shoun ‘Mattino Cinque’ në Canale 5.

“Santiago Bernabeu është në vendin e dytë për mua dhe në nder të tij ia kanë dhënë emrin stadiumit. Ai ka fituar dyfish më pak trofe se unë”, ka shtuar kryeministri italian. /Telegrafi/