LAJMI I FUNDIT:

NBA: Artest çon në avantazh Lakersat

NBA: Artest çon në avantazh Lakersat

Ron Artest ka shënuar pikët vendimtare të ndeshjes për t’i dhënë fitoren 103-101 Los Angeles Lakers ndaj Phoenix Suns ndeshjen e pestë të finaleve të Konferencës Perëndimore.

Me ndeshjen që u barazua 101-101 në sekondat e fundit të ndeshjes, Kobe Bryant huqi gjuajtjen e tij, por Arest kërceu dhe shënoi pikët e fitores për Lakers, që i japin avantazhin 3-2 kampionit në fuqi të NBA-së.

Bryant shënoi 30 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime, derisa për Suns, Steve Nash shëoi 29 pikë dhe 11 kërcime.

Ndeshja e gjashtë mes dy ekipeve zhvillohet të shtunën në Phoenix dhe Lakers do të tentojnë të shënojnë fitore që do t’i dërgojë ata për të tretën herë me radhë në finalet e NBA-së. /Telegrafi/