LAJMI I FUNDIT:

Sevilla do ta shesë Luis Fabianon këtë verë

Sevilla do ta shesë Luis Fabianon këtë verë

Sevilla raportohet se është e gatshme ta shesë sulmuesin Luis Fabiano gjatë kësaj vere.

Brazilianit i ka mbetur vetëm edhe një vit nga kontrata e tij me klubin spanjoll dhe ka ndaluar bisedat për një marrëveshje të re.

Estadio Deportivo shkruan se drejtuesit e Sevillas nuk dëshirojnë ta lejojnë Fabianon ta ‘harxhojë’ kontratën dhe dëshirojnë ta shesin menjëherë.

Sevilla shpreson të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e sulmuesit, i cili është lidhur me një kalim në Manchester United dhe Milan, në mesin e shumë gjigantëve evropian. /Telegrafi/