LAJMI I FUNDIT:

Reali po i afrohet zyrtarizimit të Mourinhos

Reali po i afrohet zyrtarizimit të Mourinhos

Një takim shumë i rëndësishëm është duke u zhvilluar në zyrat e Interit, në mes të drejtuesve të Real Madridit, agjentit të Jose Mourinhos, Jorge Mendes dhe drejtorit sportiv të Interit, Marco Branca, për të prishur kontratën e trajnerit, ashtu si për transferimin e Maiconit dhe Ricardo Quaresmas.

Sky Sport Italia pohon se është shënuar progres i madh në lidhje me klauzolën e Mourinhos prej 16 milionë eurosh, ndërsa zyrtarizimi i portugezit si trajner i Realit do të mund të bëhet të premten në mëngjes, nëse Interi do ta shkëpusë kontratën e trajnerit.

Por, kjo nuk është e tëra. Reali ka dërguar zyrtarë të veçantë në Milano, për të negociuar me Brancan rreth të ardhmes së Maiconit dhe Quaresmas. Quaresma ka qenë dështim këtë sezon te Interi, ndërsa Reali po bën përpjekje të mëdha që së bashku me Mourinhon, ta sjellë edhe Maiconin në Bernabeu.

Megjithatë, sipas informacioneve të fundit nga mediat në Apenine, takimi i drejtuesve të lartë të klubeve në fjalë, ka përfunduar pa sukses. Shkak për mos suksesin e këtij takimi është klauzola e shkëputjes së kontratës së Mourinhos, për të cilën Interi kërkon 16 milionë euro, e që as Mourinho e as drejtuesit e Realit nuk janë ta gatshëm ta paguajnë. Kështu, çështja Mourinho mbetet e hapur për një afat të pacaktuar. /Telegrafi/