LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Mourinho e kërkonte Realin

Zanetti: Mourinho e kërkonte Realin

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se skuadra ka bërë çmos për ta bindur teknikun portugez, Jose Mourinho, të qëndrojë ende në pankinën Nerazzure, por thotë se portugezi e kishte kërkuar që moti Real Madridin.

“Mendoj se kemi bërë gjithçka në mundësitë tona, si në fushë ashtu dhe jashtë saj, për ta bindur atë të qëndrojë, por duhet të respektojmë zgjedhjet personale. Ne kërkuam që ai të vazhdojë të qëndrojë këtu, sepse mendojmë që ky ekip mund të vazhdojë të fitojë, ndërsa këtë kërkuam ta bëjmë me atë”.

“Ne kemi arritur shumë dy vitet e kaluara me të, ndërsa ne kemi dashur që ai të vazhdojë të qëndrojë, për të ecur më tej duke fituar gjëra të mëdha, por ai zgjodhi një sfidë në Spanjë. Ne i urojmë atij çdo të mirë. Pas finales së Ligës së Kampionëve, unë e falënderova për punën që e ka bërë këtu”, deklaroi Zanetti për Il Corriere della Sera. /Telegrafi/